Pa dasmës, Priyanka dhe Nick presin momentin e duhur për t’u bërë prindër

Në dhjetor të 2018 Priyanka Chopra dhe Nick Jonas vendosën të zyrtarizonin marrëdhënien e tyre. Tashmë ata jetojnë si burrë dhe grua dhe ndoshta mund të krijojnë edhe një familje. Gjatë premierës së filmit “Isn’t it romantic”, Priyanka tha se ajo ndihet plotësisht gati në çdo kohë që mund të vijë në jetë një fëmijë. “Ne të dy e dimë se është diçka që duhet të ndodhë, por nuk është diçka për të cilën mendoj shumë. Të dy e duam shumë punën tonë, ne jemi të martuar me punën tonë dhe e mbështesim shumë të dy punën tonë. Kështu që jam e sigurt që do të ndodhë në mënyrë shumë organike”, – ka thënë Priyanka shkruan revista ‘People’. Edhe në një intervistë të pak kohëve më parë, aktorja ka thënë se të dy duan të kenë fëmijë, por ja lënë kohës në dorë. Kur momenti i duhur të vijë, Nick Jonas nuk do të jetë i pari që do të bëhet baba në familjen e tij, sepse vëllai i madh, Kevin, është bërë më herët.

Share With:



99 Views