Pa filtra dhe make up, blogerja e njohur tregon pasojat e mëmësisë në look

Mëmësia është një ndër profesionet më të vështira që një grua mund të bëjë. Vëshitrësia është shumë e madhe sidomos kur fëmija sapo ka ardhur në jetë dhe prindërve u duhet të kalojnë net pa gjumë për t’u kujdesur për vogëlushët.

Sigurisht që këto net pa gjumë, ditë pa fuqi dhe mungesë vëmendjeje për veten do i kalonte edhe blogerja Estela Ujka e cila sapo ka sjellë në jetë vajzën e saj të tretë. Mirëpo Estela nuk e paska fare problem të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram pamjen e saj teksa ndihet e shkatërruar nga lodhja. “Fytyra e vërtetë e mëmësisë. Pa gjumë, fëmijë i sapo lindur.” – shkruan ajo në foton e nxjerrë në Instastory.

Menjëherë pas kësaj fotojë, Estela nxjerr edhe një foto tjetër të sajën ku duket e çlodhur dhe shumë e këndshme. “Fuqia e makeup. E njëjta ditë, i njëjti person. Mos u bëni xhelozë, është thjesht fuqia e makeup-it” – janë fjalët me të cilat shoqëron këtë foto Estela.

Edhe pse jo në ditët e saj më të mira fizikisht, por me siguri në ditët e saj më të lumtura. Një pamje jo shumë e rregullt është më e pakta që mund të sakrifikohet për një fëmijë të sapo ardhur në jetë.

Share With:
Translate »
2513 Views