Pagëzim i dhunshëm, peshkopi përplas me forcë foshnjen në vaskën me ujë të bekuar

Një peshkop ortodoks grek ka krijuar polemika pasi video e tij duke pagëzuar një foshnje është bërë virale në internet.

Peshkopi ka përplasur 3 herë foshnjen në vaskën me ujë të bekuar.

Ai e mban të porsalindurin nga krahët dhe në mënyrë të dhunshme e hedh në ujë dhe këtë veprim e përsërit tre herë.

Video është filmuar gjatë një pagëzimi në Ayia Napa, Qipro. Pavarësisht se kjo është një traditë, ndaj veprimit të peshkopit njerëzit kanë reaguar me zemërim.

Share With:
Translate »
830 Views