Pak muaj pasi u bënë me fëmijë, ndahet çifti i njohur i showbiz-it

Reperja Cardi B ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të konfliktit të saj me Nicki Minaj. Pas sherrit të bujshëm mes dy repereve, Cardi është përfolur edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Offset. Kohët e fundit, kanë qarkulluar lajme se çifti është ndarë dhe reperja ka vendosur të flasë personalisht në lidhje me këtë gjë.

Në një video në Instagram, Cardi ka bërë me dije se është e vërtetë që ajo dhe partneri i saj i kanë dhënë fund martesës 1-vjeçare, edhe pse u përpoqën ta shpëtonin lidhjen, nuk mundën. Megjithatë, ajo ka treguar se ata janë miq të mirë dhe se do të jenë gjithmonë të lidhur, pasi bashkë kanë një vajzë. Cardi solli në jetë vogëlushen Kulture në muajin qershor, ndërsa sot bëri të ditur lajmin e divorcit.

View this post on Instagram

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Share With:
Translate »
681 Views