Pak muaj pasi u nda nga jeta bashkëshorti, ja si po e përballon humbjen e madhe Luiza Xhuvani!

Luiza Xhuvani do t’i kthehet skenës shumë shpejt, pas një humbje të madhe në familjen e saj!

Bashkëshorti i saj, skenaristi i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani mbylli sytë përgjithmonë në moshën 56-vjeçare në 14 gusht të këtij viti.

Dhe pas disa muajsh shkëputjeje nga skena, Luiza më në fund të të rikthehet me “partnerin” e saj skenik Ndriçim Xhepën.

Dy aktorët e mëdhenj do të interpretojnë veprën ”Mbrëmë i përshpërita një ylli”, e përzgjedhur nga aktori i ri Kristian Koroveshi.

Ky i fundit ishte sot i ftuar në emisionin Rudina ku foli për gjendjen e aktores, pas humbjes së bashkëshortit. Me sa duket Luiza Xhuvani e ka gjetur ilaçin për humbjen e madhe te skena, pasioni i saj më i madh.

I pyetur nga Rudina Magjistari se si është aktualisht Luiza Xhuvani, Koroveshi u përgjigj:

“Është shumë mirë! Luiza ka një rol të veçantë. Provat janë intensive dhe ajo është shumë e përfshirë, emocionale në veprimet që bën dhe kreative dhe mbështetje shumë e madhe. Sugjeron dhe pret sugjerime!”, u shpreh ai.

Share With:
Translate »
435 Views