Pak para se të ngjitej në altar, London i jep bekimin mamit

Pavarësisht se dasma e tyre u mbajt më 11 gusht të këtij viti, ende ka gjëra për të zbuluar nga çifti. Sara Hoxha dhe Ledion Liço vendosën që të prisnin fotot deri në muajin shtator, për t’i ndarë më pas me ndjekësit.

Ditën e sotme trashëgimtarja e “Top Channel” publikoi një tjetër moment emocionues. Ajo e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa para saj qëndron djali London, disa momente para se të ngjitej në altar.

“Mami dhe Dondon”, shkruan Sara bashkëngjitur fotos, së shoqëruar me emojit e zemrave.

Ish-Miss-i shqiptar, Suada Sherifi, është një nga komentueset, e cila shkruan:
“Sa gjendje të bukur paska kjo foto”.

Share With:



214 Views