Pamje emocionuese, momenti kur Alvini bashkohet me babanë dhe motrën

Alvin Berisha i ka shpëtuar më në fund ferrit të luftës në Siri dhe është bashkuar me familjen e tij në Itali.

Pamjet e vogëlushit teksa bashkohet me dy motrat dhe babanë në aeroportin e Romës, janë mjaft mallëngjyese

Lutjet e babait të tij u dëgjuan dhe më në fund Alvini mund të qëndrojë me familjen e tij. Në video shihet teksa  i ati i puth dorën të birit, i përlotur nga gëzimi.

11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe.

Dy netë më parë Alvini, u largua nga kampi dhe u transportua në Damask. Më pas ai u dërgua në ambasadën italiane në Liban dhe sot u bashkua me familjen në Romë.

Share With:



292 Views