Pamje të Chester Bennington teksa argëtohej me familjen, pak orë para vdekjes së tij (video)

Gruaja e Chester Bennington ka ndarë një video të këngëtarit të ndjerë para se të vdiste, për t’ju treguar njerëzve se si duket depresioni. Frontmeni i LinkinPark është parë duke qeshur dhe duke u argëtuar me familjen e tij, derisa ata eksperimentojnë me fasule të ndryshme. “Kështu duket depresioni tek ne në vetëm 36 orë para vdekjes së tij. Ai na deshi aq shumë dhe e donim”, shkroi Talinda Bennington në Twitter. Brenda 36 orësh, Bennington, baba i gjashtë fëmijëve, vrau veten. 41-vjeçari vdiq më 20 korrik.

Share With:
Translate »
870 Views