Parada e babagjyshëve në Korçë

Parada e babagjyshëve, një traditë disavjeçare e qytetit të Korçës, ka mbledhur dhjetëra fëmijë, të cilët në mënyrë simbolike kanë shëtitur në rrugët e qytetit, duke e bërë më të prekshme atmosfërën festive të këtyre ditëve.

Të paraprirë nga Babagjyshi, fëmijë dhe të rritur kanë sjellë një atmosferë të gëzueshme, të shoqëruar edhe me një koncert festiv.

Më tej, marshimi i babagjyshëve ka vazhduar në pazarin e vjetër të Korçës, ku përveç festës, vogëlushët janë mbledhur te kutia e dëshirave me letrat e tyre drejtuar Babagjyshit.

Qyteti i Korçës mbetet destinacioni i përzgjedhur i turistëve vendas dhe të huaj, edhe në ditët e fundit të vitit.

Share With:



256 Views