Pas 12 vitesh prindër për herë të parë, fëmija lind me probleme/Rama: Ne jemi pranë tyre

Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook-un e tij pak minuta më parë një rast vërtet të trishtë. Pas 12 vitesh, një çift u bënë prindër për herë të parë, por ky gëzim i madh u shoqërua edhe me një trishtim po aq të madh, pasi foshnja lindi me problem të rëndë në zemër. Lexoni historinë postuar nga kryeministrit.

“Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezi pritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit????

Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë???? Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh???? Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali????

Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin”, shkruan Rama.

Share With:
Translate »
734 Views