Pas 40 operacioneve vogëlushja dorëzohet dhe ndërron jetë

Humbi jetën për shkak të një tumori në tru, pasi mjekët e diagnostikuan prej intolerancës ushqimore, ndaj glutenit.

Vogëlushja angleze Lavaya Howard, iku nga kjo botë  vetëm 18 muahjshe, pasi iu nënshtrua 40 ndërhyrjeve në kokë dhe një sërë ciklesh kimioterapie dhe radioterapie.

E mitura kishte një masë tumorale sa një grusht në tru, por diagnoza e vonuar duket se i kushtoi jetën. Ajo ishte vetëm 6 muajshe kur u diagnostikua nga tumori.

Fillimisht mjekët që e vizituan i thanë se mund të ishte intolerante ndaj glutinës, por prindërit këmbëngulën dhe nuk u ndalën për të kuptuar se çfarë e bënte të ishte keq e vogla e tyre.

Pasi u diagnostikua me tumor, mjekët i thanë që në fillim se nuk do kishte shumë shpresa dhe kështu ndodhi. Që nga ai moment, ajo qëndroi gjatë gjithë kohës e lidhur me makineri dhe duke iu nënshtruar terapive të vazhdueshme.

Sakaq policia ka nisur hetimet ndaj mjekëve, të cilët fillimisht e diagnostikuan gabim. Vogëlushja ndërroi jetën në javën e parë të shtatorit.

Share With:
Translate »
1015 Views