Pas akuzave të rënda ndaj Michael Jackson, tre fëmijët e tij më në fund gjejnë qetësi

10 vite pa Michael Jackson kanë qenë shumë të vështira për familjen e tij, sidomos për fëmijët që janë përballur me probleme të shumta. Ata janë bërë shpesh pjesë e diskutimeve dhe proceseve gjyqësore për shkak të historive të së shkuarës së babait të tyre. Madje këtë vit fëmijët e Michael ishin në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një rasti akuze të rëndë pedofilie për këngëtarin e njohur. Megjithatë duket se kjo periudhë stresuese ka marrë fund për ta, sepse tre fëmijët e Jackson, Prince, Paris dhe Blanket duket se janë qetësuar. “Çdo gjë ishte e vështirë për ta pasi Michael u nda nga jeta, por është e mrekullueshme të shohësh se sa shumë kanë arritur. Ata janë të gjithë mirë tani që kanë kaluar 10 vite nga vdekja e Michael”, ka thënë një burim pranë tyre për “The Sun”.

Paris është një modele dhe aktore tepër e suksesshme e tashmë ka nisur një karrierë edhe si këngëtare. Ndërsa djali më i madh i familjes, Prince sapo është diplomuar nga universiteti dhe dëshiron të jetë i suksesshëm si producent film. Blanket, i cili ishte ende shumë i vogël kur Michael ndërroi jetë, tanimë është një adoleshent dhe bashkë me vëllain e madh po xhirojnë një film ‘online’. Për Paris jeta pa babain ka qenë shumë e vështirë, sepse i është dashur të përballet me një negativitet të madh në rrjete sociale. Megjithatë duket se 21-vjeçarja është e vendosur që këtej e tutje të gjejë lumturinë e humbur, sepse ky ka qenë amaneti i vetëm që Michael Jackson i ka lënë asaj dhe dy djemve.

Share With:
Translate »
493 Views