Pas ardhjes në jetë të Zërit, Gjiko zbulon sa fëmijë do donte të kishte me Elitën

Reperi i njohur, Gjiko dhe Elita Rudi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin shtator, ndërsa pak muaj më parë ata u bënë prindër me një djalë të quajtur Zëri. Dyshja nuk ka ngurruar të tregojë momentet më të dashura pranë të voglit të tyre edhe në rrjete sociale, duke zbuluar se ai është një kopje e Gjikos. Së fundmi në një intervistë me Alaudin Hamitin ai është shprehur se i pëlqen të jetë baba dhe të ketë një familje të madhe.

“Tre janë mjaftueshëm. Tre do t’i bëjmë”,- ka pohuar Gjiko gjatë intervistës së dhënë në ‘Ndrrimin e Natës’, duke treguar kështu se sa fëmijë do donte të kishte.

Siç duket reperi dhe partnerja e tij do të gëzojnë një familje të madhe në të ardhmen. Kujtojmë se aktualisht ata janë duke u përkujdesur për djalin e tyre, që siç kanë pohuar dhe më parë zë kohën më të madhe dhe është prioriteti kryesor i tyre.

Share With:



79 Views