“Pas asaj jave vetëm kemi qarë”, Fatma rrëfen momentin e veçantë kur i tha Alfios se do bëhet baba

Tashmë prej kohësh kemi mësuar lajmin e bukur se moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, do të bëhen prindër për herë të parë. Fatma ka rrëfyer në “Pasditja ime” momentin e parë kur i tregoi Alfios se do të bëhen prindër për të parën herë. “I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital.

Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën, unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pash Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë”, tregoi Fatma. Kujtojmë se dyshja ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen prindër të një djali.

Share With:
Translate »
452 Views