Pas dasmës madhështore, reagon reperi Gjiko dhe ka një kërkesë për Elitën

Mbrëmjen e së premtes, kryetari i bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti shpalli burrë e grua, reperin Gjiko dhe moderatoren Elita Rudi në një ceremoni madhështore. Një dasmë magjike, që u kthye në një koncert madhështor  nga zërat më të mirë të Kosovës, të cilët festuan për dashurinë e çiftit.

Vetëm disa orë pas dasmës, ka reaguar për herë të parë edhe dhëndri më i ri i Showbiz-it shqiptar, i cili në një postim në profilin e tij në “Instagram”, bën urimin e veçantë për të shoqen.

“Sapo i vumë themelet e familjes tonë! Ishalla me shumë beba, gruaja jem” – shkruan krahas fotos, ku shfaqen duke prerë tortën gjigande, reperi Gjiko.

Në media përflitet se moderatorja Elita Rudi është në pritje të ëmbël dhe çifti do të behet shumë shpejt prindër për herë të parë. Mirëpo çifti i sapomartuar, nuk ka zgjedhur ta komentojë këtë lajm.

Share With:
Translate »
875 Views