Pas fotos së Almedës me të birin që na shkriu zemrat, Tolga i shpreh dashurinë në shqip

Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori simpatik turk Tolgahan Sayisman, janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun. Siç tashmë dihet, dyshja janë prindër të një djali të cilit i kanë vendosur emrin Efehan dhe postojnë shumë shpesh foto me të në rrjetet sociale.

Jo më larg se dje, Almeda publikoi një foto shumë të ëmbël me vogëlushin. Ai po flinte gjumë pranë nënës së tij dhe madje i kishte vendosur dhe duart në fytyrë.

Fotoja në fjalë, ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit, për të cilët Efehani është kthyer në një fëmijë shumë të njohur. Ndërmjet të gjithë komenteve, ka rënë në sy komenti i Tolgës i cili i ka shprehur dashurinë të shoqes në formën më të bukur: në shqip. “Të dua shumë”, ka shkruar ai. Duke qenë së Almeda është shqiptare, Tolga është lidhur shumë pas Shqipërisë, madje ai as nuk e ndjen më veten të huaj.

Share With:
Translate »
472 Views