Pas këtij këngëtari sot, gjithë vajzat lënë kokën. A e njihni?

Maluma tashmë është padyshim një ndër këngëtarët më të njohur në botë, i cili është cilësuar gjithashtu si një ndër djemtë më simpatikë.

Të panumërta janë fanset e tij femra që lënë kokën pas këngëtarit, mirëpo jeni kuriozë të dini si dukej ai para famës?

Vetë Maluma ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram një foto të tijën të vjetër, ku shfaqet në moshë shumë të vogël.

Ai ka pozuar duke qeshur, ndërsa ne na bie në sy fakti që Maluma s’paska ndryshuar aspak!

Ai ka ruajtur të njëjtat tipare që prej vogëlisë dhe ka ende të njëjtin shikim të ëmbël në sy.

Kujtojmë se këtë verë Maluma ka sjellë disa prej hiteve më të njohura, si “Hola Senorita”, “11 PM”, “Medellin” etj. Ky i fundit ishte një bashkëpunim me Madonën, i cili bëri bujë të madhe në media.

Share With:
Translate »
522 Views