Pas lajmit të shtatzanisë, Brunilda Lahe na tregon barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur e emisionit “My living”, Brunilda Lahe, njoftoi nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale se pas 4 vitesh, po largohej nga emisioni i saj, pasi ishte në pritje të ëmbël.

Një muaj më parë, Brunilda zbuloi gjininë e foshnjes e cila do të jetë një vajzë dhe bebushi pritet të vijë në jetë shumë shpejt.

Moderatorja ka ndarë si rrallëherë në profilin e saj në Instagram një foto gjatë shtatzënisë, ku na ka treguar të gjithëve barkun e rrumbullakosur.

Ajo po kalon disa ditë pushimi dhe ka pozuar pranë pishinës, ndërsa të gjithëve na ngelën sytë tek barku i saj.

Tashmë, Brunilda e ka marrë tamam pamjen e një gruaje shtatzënë dhe barku i saj është rritur shumë.

Kujtojmë se Brunlida është prej 13 vitesh e martuar dhe ajo dhe partneri po bëhen prindër për herë të parë. Pritja e ëmbël me siguri duhet të jetë një ndër periudhat më të veçanta për moderatoren.

Share With:
Translate »
664 Views