Pas ndarjes, ja ç’kanë vendosur Kylie Jenner dhe Travis Scott për vogëlushen e tyre Stormi

Prej disa javësh, në rrjet po flitet se Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Gjithçka nisi kur ndjekësit vunë re se Kylie kishte hequr një foto familjare që e mbante gjithmonë në dhomë.

Madje ditën e dielë, Travis nuk e shoqëroi partneren në dasmën e Justin Bieber. Kylie kishte shkuar vetëm me të bijën, Stormi-n, me të cilën publikoi edhe një foto.

Mediat e huaja shkruajë se gjërat mes çiftit janë ftohur që prej kohës kur Travis prezantoi dokumentarin “Look Mom I Can Fly” dhe burime pranë dyshes kanë treguar se Kylie dhe Travis kanë vendosur të ndahen përkohësisht.

Ata po jetojnë të ndarë, por janë të dy në kontakt të vazhdueshëm me vogëlushen e tyre Stormi.

Megjithëse Travis po qëndron në shtëpinë e tij në Beverly Hills, Kylie e ka lejuar ta takojë vogëlushen dhe të dy kanë vendosur të kujdesen njësoj për të.

“Kylie e ka lejuar atë të takojë Stormi-n. Ajo s’do t’ia hiqte kurrë këtë të drejtë atij.”- ka rrëfyer burimi.

Megjithatë, dyshja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për marrëdhënien e tyre, pasi secili po merr momentalisht kohën e tij për  të reflektuar.

Mbetet të presim për të parë se ç’do të ndodhë me dyshen.

Share With:
Translate »
506 Views