Pas ndarjes nga Channing Tatum, ish-bashkëshortja e tij në pritje të ëmbël

Jenna Dewan do të sjellë në jetë një fëmijë të dytë. Aktorja e ka dhënë vetë lajmin e bukur se së shpejti ajo dhe partneri Steve Kazee do të bëhen prindër.

“Ne nuk mund të ishim më të lumtur që familja jonë do të zgjerohet”,-është shprehur Jenna për People.

Aktorja ka edhe një vajzë 6 vjeçe, Everly-n me ish-in e saj Channig Tatum. People, shkruan se Steve është mjaft i lidhur me vogëlushen dhe se ajo e do shumë.

Dewan u nda me Channing në prill të 2018-ës pas 9 vitesh martesë. Siç thuhet ata kanë një marrëdhënie të mirë edhe pas divorcit, për hirë të vajzës.

Share With:
Translate »
400 Views