Pas ndarjes së prindërve, me kë po qëndron Renee?

Ditën e sotme Nora Istrefi nëpërmjet një postimi në Instagram tregoi se është duke u larguar nga Prishtina.

Ajo tregonte një foto ku shfaqej në aeroportin e Prishtinës dhe nuk dihet nëse ky është një largim për pushime, koncert apo përgjithmonë.

Megjithatë ky udhëtim i saj e ndihmon Robertin të kalojë më shumë kohë me vogëlushen e tij dhe momentet e bukura i ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka publikuar një video në Instastory ku Renee shfaqet e veshur si mbretëresha e përrallave, Elsa dhe duket mjaft e lumtur.

“Elsa ime”.-shkruan Roberti mbi videon e vogëlushes.

Kohët e fundit Renee është parë shpesh në shoqërinë e të atit dhe kjo është e mira e prishjes së martesës me kompromis.

Përderisa prindërit e saj janë ende miq, Renee nuk do e ndiejë mungesë e asnjërit prej tyre.

Share With:
Translate »
520 Views