Pas përfundimit të “E diela shqiptare”, ja ku zgjedh të pushojë Ardit Gjebrea me familjen

Ditën e djeshme, moderator i njohur i “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea, lajmëroi fundin e emisionit për këtë sezon dhe në një status të gjatë, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe punën e palodhur, si dhe publikun që e ka shoqëruar për 11 vite me radhë.

Së fundmi, moderatori ka nisur pushimet së bashku me familjen e tij dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto e video.

Disa ditë më parë, Gjebrea ndodhej në Vjenë të Austrisë, ndërsa pak më parë ka treguar se aktualisht është në Porto Palermo.

Siç duket, moderatori së bashku me familjen kanë vendosur të bëjnë një tur duke vizituar vende të ndryshme, teksa kalojnë kohë së bashku pas punës së lodhshme të këtij sezoni televiziv.

Share With:
Translate »
879 Views