Pas shtatzënisë, nëna ankohet për gjoksin e madh: Më ka shkatërruar jetën

Një nënë nga Skocia ka rrëfyer se iu rrit gjoksi në përmasa të mëdha pasi solli në jetë vajzën e saj në tetor të vitit 2018.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Natalie Donnan, 21 vjeçe.

Ajo thotë se i kanë shkaktuar dhimbje të shpinës, gjë që e bën të duket si “gungaçe”. Nëna thotë se gjoksi i saj ka shumë plagë dhe e ka të vështirë të gjejë sytjena të përshtatshme.

Përveç kësaj, e ka të pamundur të bëjë palestër ose të bëjë ecje të gjata për shkak të dhimbjeve.

“Ka ndikuar në çdo gjë, duke nisur nga imazhi i trupit deri tek blerja e rrobave dhe sytjenave që më përshtaten. Ato tërheqin vëmendje gjithë kohës dhe e urrej këtë. Një mbrëmje isha në punë deri vonë dhe kur dola po më godisnin disa burra të dehur. Kjo më bëri të ndihesha shumë keq, ishte e tmerrshme.

Nuk dua të vesh asgjë që më bën të ndihem seksi dhe nuk mund të vesh asgjë që më jep vetëbesim. Është e vështirë të gjej një të dashur që kujdeset për mua. Nëse përdor aplikacionet e takimit, të gjitha mesazhet që mar janë rreth gjoksit tim. Kjo nuk është vëmendja që dua të marr nga njerëzit. Gjoksi më ka shkatërruar jetën”, u shpreh 21-vjeçarja.

Share With:
Translate »
506 Views