Pas skandalit me vaksinat e fëmijëve, aktorja detyrohet të sqarohet publikisht!

Le të themi se këto nuk janë ditë aspak të mira për Jessica Biel-in. Pak më parë, aktorja iu bashkua lëvizjes kundër një projekt-ligji Kalifornian që lidhet me vaksinimin, bashkë me aktivistin amerikan Robert F Kennedy  dhe njerëzit e kanë kundërshtuar, duke e quajtur me epitete nga më të ndryshmet.

SB 276 është një projekt ligj (aktualisht në shqyrtim) që kërkon të kufizojë përjashtimet mjekësore nga vaksinat. Ky projekt-ligj është kundërshtuar nga ata që janë kundër vaksinimit, pasi e bën më të vështirë që prindërit që janë kundër tyre të gjejnë një zgjidhje tjetër për të vegjëlit.

Tani, bashkëshortja e Justin Timberlake, shprehet publikisht se nuk është kundër vaksinimit dhe se qëllimi i saj ka qenë krejt tjetër.

“Unë nuk jam kundër vaksinave. Unë i mbështes fëmijët që vaksionohen dhe gjithashtu të drejtën e familjeve për  të marrë vendime shëndetësore edukative pët të vegjëlit e tyre.”- u shpreh ajo në rrjete sociale.

Biel vazhdoi duke sqaruar se kauza që ajo mbështeste ishte keqkuptuar pasi lobimi i saj kundërshtonte detyrimin që ligjet i bëjnë mjekëve në lidhje me vaksinimin e fëmijëve.

“Unë prandaj fola me ligjvënësit dhe argumentova kundër këtij ligji. Jo sepse nuk besoj tek vaksinat, por sepse besoj që doktorëve dhe familjarëve duhet t’i jepet e drejta për të vendosur cili është trajtimi më i mirë për pacientët e tyre.

Biel nuk ka folur kurrë më parë publikisht për një çështje të tillë, por në 2015-ën u tha se ajo dhe Justin s’kishin pranuar që djali i tyre të vaksinohej.

Ndërkohë, vetëm këtë vit në Kaliforni ka patur mbi 981 raste të fruthit dhe pesha kryesore bie mbi vaksinën dhe faktin që prindërit janë skeptikë për një vendim të tillë

Share With:
Translate »
478 Views