Pas videove plot dashuri, Cody takohet me familjen e Miley Cyrus

Miley Cyrus vazhdon të përjetojë romancën me partnerin e saj Cody Simpson, me të cilin duken më të dashuruar se kurrë. Pas festimeve të ‘Halloween’, Miley është fotografuar sërish krah këngëtarit australian, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Disa nga këto momente i ka ndarë dhe motra e këngëtares në llogaritë në rrjetet sociale, e cila ka treguar se ka drekuar me Cody-n, Miley-n dhe mamanë e tyre. Siç duket marrëdhënia e dyshes është bërë edhe më serioze pasi ata kanë vendosur të njihen edhe me prindërit e njëri-tjetrit, veprim ky që i ka befasuar jo pak ndjekësit e dy këngëtarëve.

Kujtojmë se krah romancës së tyre, ish-partneri i Miley-t, Liam Hemsworth ka vendosur të zhvendoset për të jetuar pranë shtëpisë aktuale të Cyrys. Nuk dihet se çfarë mendon këngëtarja për këtë vendim te ishit të saj, megjithatë kjo pritet të zbulohet në muajt në vazhdim.

Share With:
Translate »
424 Views