Ajka dhe Besi e kalojnë pasditen bashkë, filmohen duke peshkuar

Aktori i humorit, Bes Kallaku prej kohësh tashmë ka lajmëruar se do të sjell filmin e tij të parë të titulluar “Falco”. Ai i është dedikuar plotësisht atij dhe këtë sezon televiziv ende nuk ka zbuluar se ku mund ta shohim.

Së fundmi, aktori ka gjetur pak kohë të lirë dhe është larguar së bashku me bashkëshorten dhe vajzën Ajka në bregdet. Besi ka hedhur dy video të adhurueshme ku shihet duke u argëtuar me vogëlushen e tij.

Në një video shihet teksa shkon me vrap për ta përqafuar, ndërkohë që në tjetrën ai ka marrë Ajkën dhe të dy shfaqen duke peshkuar. Ajka vetëm pak muaj më parë mbushi 1-vjeçe dhe nga fotot e publikuara shihet se ka një ngjashmëri të madhe me Besin.

Share With:
Translate »
764 Views