Pasi e ëma i kërkon të martohet, Flor Mumajesi tregon se kur

Le të jemi të sinqertë që në krye të herës…Lajmi mbi foton që tregonte duart me unaza në gisht të tij dhe një vajze, çka krijoi mendimin e parë se kantautori i njohur vendosi t’i jap fund beqarisë, ishte lajmi që qarkulloi më shumë në media këto ditë.

Por, të vërtetën e fotos e zbuloi vet Flor Mumajesi duke i sqaruar të gjithë se as më shumë e as më pak, por gjithçka fshihej pas asaj fotoje ishte thjesht një reklame e platformës Digitalb. Gjithsesi, historia nuk merr fund këtu.

Me sa duket martesa e kantautorit që ne nuk e dimë nëse është në planet e afërta apo të largëta të tij, është një nga dëshirat e nënës së tij(si çdo mama tjetër në fakt). Ajo i kërkon Florit që të martohet. “Mami thotë martohu, unë i them sa të mbarojë vetingu”.

Kjo është përgjigja e artistit, me siguri në kuadrin e shakasë! Por ne shpresojmë që ai të martohet sa më shpejt.

Share With:
Translate »
573 Views