Pasi e takoi me Ronaldon, Rama ka një premtim tjetër për Aurelin që i shpëtoi mrekullisht tërmetit

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka shkuar në shtëpinë e Aurelit, vogëlushit që mbijetoi nga tërmeti pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit.

Pak ditë më parë së bashku me Alesion, ai takoi Cristiano Ronaldon me ndihmën e Ramës, i cili i çoi dy djemtë në Itali. 

Kryeministri shkoi në shtëpinë e re të Aurelit dhe i tregoi dhomën e tij të re. Rama i premtoi Aurelit që do ta çojë vetë në shkollë, ditën e parë.

“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë.”,– tha Rama.

Share With:
Translate »
423 Views