Pasi hoqi dorë nga titulli mbretëror, Meghan bën një kontratë me Disney-n

Javën që po lëmë pas, Meghan dhe Harry bënë të ditur se do të heqin dorë nga detyrat mbretërore dhe do të kenë të ardhura të pavarura, por do të vazhdojnë ta mbështesin mbretëreshën.

“Synojmë të tërhiqemi si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën”, -thuhej në deklaratën e tyre, ku shtohej se jeta e tyre do të ndahej mes Amerikës së Veriut dhe Anglisë.

Kjo deklaratë shkaktoi tension në Pallatin Mbretëror, pasi me sa duket, Harry dhe Meghan nuk e kanë konsultuar fillimisht me Mbretëreshën vendimin e tyre.

Tani njerëzit kanë të tjera pyetje që i mundojnë dhe një prej tyre është se çfarë do të ndodhë me karrierën e Meghan-it. A do t’i rikthehet ajo aktrimit dhe televizionit? Nuk dimë t’ju themi me saktësi, por dimë se dukesha ka nënshkruar një kontratë me Disney-n. Ajo do të bëjë disa dublime, por fitimet nuk do të shkojnë për të. Të gjitha fitimet nga kjo kontratë do të shkojnë për organizatën bamirëse që mbron kafshët, “Elephants Without Borders”.

Harry dhe Meghan gjithmonë i kanë dhënë për bamirësi të gjitha fitimet nga punët e tyre, por tani që do të jenë të pavarur financiarisht nga familja mbretërore, ndoshta do të duhet të fillojnë të veprojnë ndryshe.

Nejse, meqë ishim te filmat, le të shpresojmë që ata që ajo do të dublojë të jenë me princesha. Çfarë do t’i përshtatej më mirë?

Share With:
Translate »
451 Views