Pasi i biri u ndalua për prostitu cion, flet babai i ‘Zogut të Tiranës’: “Hermesi është vik timë, jo tutor”

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ ka qenë ndër emrat më të përfolur në media kohët e fundit.

Prej 5 javësh ai ndodhet në burg dhe akuzohet për “Shfrytëzim prostitucion” dhe gjykata  po punon ende për zbardhjen e jetës.

Sot në “Shqipëria live”, babai i tij Mariglen Nikaj foli ekskluzivisht në ekranin e “Top Channel” për këtë gjë. Ai u shpreh se i biri i tij nuk ka lidhje me këtë çështje dhe ai në bankë ka vetëm 200 mijë lek.

Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor e ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë. Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen”, tha ai.

“Të nesërmen që është arrestuar e kam takuar dhe më ka thënë këto fjalë që po ju them. Para se të arrestohej erdhi në shtëpi, ndenji 2-3 orë deri pasdite dhe iku. Është një monstruozitet i madh. Unë si mashkull, nuk mund t’i marr me zor këtë vajzën apo djalin t’i çoj lart. Nuk flitet as për marrje lekësh e as për dhënie lekësh. E kam takuar atë djalin që ka qenë me ta në hotel”, tha i ati.

Share With:
Translate »
432 Views