Pasi pranoi ndarjen, Rudina Dembacaj publikon foto me ish-bashkëshortin dhe i befason të gjithë: Aleksi çun beqar

Prej kohësh, aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të spekulimeve të shumta se ajo dhe partneri i saj ishin ndarë. Ndërsa pak ditë më parë, ajo pranoi për herë të parë publikisht  në studion e ‘Wake Up’ se ishte në proçes divorci.

Megjithatë pavarësisht këtyre vendimeve, duket se Rudina dhe ish-partneri i saj, Aleksandër Varfaj, vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie mjaft të mirë. Varfaj ka publikuar herë pas here foto të ndryshme të Dembacaj së bashku me vajzën e tyre, Viktorian, ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë Rudina e cila ka ndarë një ‘selfie’ me Aleksandrin.

“Aleksi, çun beqar”, ka shkruar ajo krah postimit më të fundit në ‘Instastory’, shoqëruar me një shkelje syri. Me siguri ky veprim i ka befasuar jo pak ndjekësit e saj, megjithatë nuk është çudi që dyshja vazhdon të ruajë këtë lloj marrëdhënie edhe për shkak të natyrës së Rudinës dhe vajzës që ata kanë së bashku.

Share With:
Translate »
847 Views