Pasi reperi tha se i kontrollon himenin çdo vit, reagon vajza e tij!

Vajza e T.I., Deyjah Harris, e fshirë babain e saj nga Instagrami.

Mediat shkruajnë se kjo erdhi pasi reperi 39-vjeçar tha se ai i kërkon gjinekologut vizita vjetore për të kontrolluar himenin e saj.

Deyjah ende nuk i është drejtuar publikisht vërejtjeve të babait të saj, por së fundmi ajo ka pëlqyer një seri postimesh në Twitter që i quanin veprimet e tij “të pështira”, “poseduese” dhe “kontrolluese”.

Ajo gjithashtu ka shkruar në Twitter, “Ju dua të gjithëve” duke marrë mbështetje nga fansat e saj.

T.I tregoi se së bashku me vajzën e tij, shkojnë çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj, për të vërtetuar virgjërinë.

“Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”- u shpreh ndër të tjera T.I.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga fansat e tij!

Share With:
Translate »
466 Views