Pasi u bë nënë, Eliza Dushku i dedikon fjalët më të ngrohta partnerit për përvjetorin e parë të martesës

Fillimi i këtij muaji ishte i bekuar për Eliza Dushkun dhe bashkëshortin e saj, sepse ata u bënë prindër për herë të parë. Aktorja me origjinë shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne. Pas lindjes ajo publikoi foton e parë të vogëlushit që e mbante në krahë babai i tij, Peter Palandjian.

Por ky nuk është gëzimi i vetëm i Elizës për këtë muaj, pasi ditën e sotme ajo feston përvjetorin e parë të martesës. Një vit më parë Eliza dhe Peter kurorëzuan dashurinë e tyre dhe sot që ka kaluar një vit aktorja e ka kujtuar në mënyrën më të bukur ditën e martesës. Ajo postoi në ‘Instagram’ dy foto të papublikuara më parë dhe i dedikoi partnerit disa fjalë shumë të ngrohta.

Share With:
Translate »
453 Views