Pasi zbuluan se ishin në pritje të një djali, Alfio i dedikon fjalët më të ëmbla princit të tij

Ditën e djeshme, dyshja e njohur Fatma Methasani dhe Alfio rrotani zbuluan me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale se ishin në pritje të një djali. Menjëherë pas këtij momenti miq dhe fansa të dyshes e përgëzuan çiftin për këtë moment kaq të ëmbël në jetën e tyre. Ndërsa ditën e sotme Rrotani ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura, vogëlushit i cili pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

“Është një princ dhe babushi e do shumë që tani”, ka shkruar Alfio krah videos në motor së bashku me Fatmën. Me siguri Rrotani duhet të jetë shumë i lumtur për këtë fazë në jetën e dyshes, në pritje të anëtarit më të ri në familjen e tyre.

Kujtojmë se deri më tani, Alfio i ka dedikuar shpeshherë publikisht fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij, duke treguar se ajo është një nga gjërat më të shtrenjta në jetën e tij.

Share With:



68 Views