Paskan marrëdhënie të mirë, Adelina Tahiri na prezanton vajzën e bashkëshortit nga martesa e tij e parë
Adelina Tahiri ka treguar më herët në intervista të ndryshme se ka një raport korrekt me vajzën e bashkëshortit të saj, nga martesa e tij e parë. Avokati i njohur në Maqedoni ka qenë i martuar dhe ka një vajzë 20 vjeçe. Jana Markov, vajza e Serjova Markov duket se gëzon një marrëdhënie të mirë me Adelinën, pasi kjo e fundit e ka publikuar në llogarinë e të birit në Instagram.
Adelina menaxhon Instagramin e Jonit dhe aty ka publikuar foton e djalit me motrën. Bashkangjitur fotos shkruhet “Motra ime”.