Pasqyra bën konfuze vajzën e vogël, do shkriheni së qeshuri

Kjo vajzë e vogël është bërë shumë konfuze pasi u ndesh për herë të parë me një pasqyrë.

Video e filmuar në një dyqan në Florida tregon 2-vjeçaren Peyton e cila mban një shishe në dorë para një pasqyre dhe luan me ‘shoqen’ e saj të re që i qëndronte për ballë.

Peyton irritohet shumë pasi nuk arrin të marrë dot shishen në anën tjetër të pasqyrës. Por në fund heq dorë dhe merr shishen që kishte përballë.

Video e bërë virale u publikua nga nëna e saj: “Donim të tregonim takimin e Peyton me ‘shoqen’ e saj dhe fakti që nuk e kuptonte pse nuk mund të merrte shishen në anë tjetër të pasqyrës.”

Video u regjistrua më 30 dhjetor 2018.

Share With:



195 Views