Pasuria fut në sherr motrat Kendall dhe Kylie Jenner

Motrat e famshme Kendall dhe Kylie Jenner janë xheloze për njëra tjetrën. Mediat raportojnë se supermodelja  Kendall xhelozon pasurinë manjates së kozmetikës.

Kylie, e cila është më e vogël, vetëm 21 vjeç, ka një pasuri me vlerë 900 milionë dollar ndërsa 23-vjeçarja ka një pasuri prej 50 milionë dollar.

Dhe mediat raportojnë se pabarazia e madhe pasurore mes tyre po ‘copton’ marrëdhënien  e yjeve të televizioneve amerikane.

“Kendall po çmendet nga pasuria e Kylie, pasi vetë ka një vlerë shumë të vogël në krahasim me të motrën,”-tha një burim. “Ka shumë zili mes tyre. Nuk janë të lumtura kur shohin njëra-tjetrën mirë. Kylie po xhelozohet sepse Kendall po rritet shumë në botën e modelimit.”

Share With:



110 Views