Pelenat e reja do t’ua lehtësojnë nënave punën

Një kompani e prodhimit të pelenave, ka zhvilluar një lloj senzori, i cili do të tregojë se është koha për ta ndërruar foshnjën, shkruan The Independent.

Produkti i ri do të dalë në treg së bashku me senzorët dhe i pajisur me internet për tu lidhur me një monitor. Ky produkt do të jetë i qasshëm në iPhone dhe Android.

Ky produkt i ri gjithashtu do të jetë i aftë të monitorojë temperaturën e trupit dhe ambientit si dhe lagështinë e ajrit, në të cilën qëndron foshnja. Qëllimi i këtij zbulimi është të monitorojë këta parametra dhe t’i regjistrojë ato për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të foshnjës.

Share With:



70 Views