Pema më e bukur e Krishtlindjeve është përfundimisht ajo e familjes mbretërore

Ashtu si e gjithë bota, edhe Pallati Mbretëror është ‘pushtuar’ nga atmosfera e veçantë e festave të fundvitit. Dhe ajo që na la pa fjalë sapo e pamë është pema e Krishtlindjeve që u ngrit në hollin e St George’s në kështjellën Windsor. Pema ishte më shumë se 6 metra e gjatë dhe për ta dekoruar janë përdorur shkallët.

Për të dekoruar pemën janë përdorur stoli të ndryshme, boçe pishe, kurora të vogla dhe qindra drita. Që prej ditës së nesërme, 1 dhjetor, kështjella Windsor do të jetë e hapur për publikun. Vizitorët mund të shijojnë dekorin dhe atmosferën festive në sallën historike.

Share With:
Translate »
1698 Views