Pengu i Fiori Dardhës për të birin

Të qenit një mama në karrierë, e sidomos në një profil shumë specifik siç është televizioni, ku koha dhe angazhimi në punë nuk njeh limite, e bën shpesh që të ndihet fajtore. Dhe ka një arsye të qenësishme për këtë. Ajo shpesh ndjen se i hyn në hak kohës më të vyer, siç është ajo pranë Abelit, djalit të saj gjashtë vjeçar.

Ndaj, sa herë që gjen hapësirat e lira, minutat dhe orët e shfrytëzuara pranë të birit janë gjëja më e çmuar për një nënë, ndjesi të cilën ajo nuk heziton që ta ndaj edhe me publikun. Mbrëmjen e djeshme, me shumë mundësi pas përfundimit të puntatës së radhës së emisionit “Boom” që Fiori drejton prej disa kohësh me Rozana Radin, ajo e ka mbajtur frymën direkt në shtëpi, ku e priste Abeli, biri i saj.

Kënaqësinë e shpenzimit të kohës me të, bashkë me një ndjesi keqardhje moderatorja e njohur e ka shprehur edhe në profilin zyrtar në instagram, ku në dixhiturën e fotos ka shkruar: “Koha që nuk kaloj me të, keqardhja më e madhe. Kur luajmë heronjsh ne të dy”. Nënë e bir, duken shumë të përfshirë në këtë lojë, që e bën goxha të çmuar qëndrimin bashkë.

E ku ka më bukur se koha e kaluar pranë fëmijës!

Share With:



716 Views