Për 6-vjetorin e lindjes, Ariana dhe Ermali i dedikojnë fjalët më të ëmbla vajzës së tyre

Dita e sotme është mjaft e veçantë për familjen Fejzullahu, pasi vajza e dytë e Arianës dhe Ermalit feston ditëlindjen. Era bën 6 vjeçe dhe pavarësisht se ajo rritet dita ditës vazhdon të mbetet një vogëlushe shumë e ëmbël. Në këtë ditë kaq speciale Ariana dhe Ermali nuk kanë harruar t’i dedikojnë disa fjalë shumë të veçanta vajzës së tyre, shoqëruar me fotot më të bukura të saj. “Urime ditëlindjen sheqeri i babit! Të dua shumë”, ka shkruar Ermali në një postim në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Urime ditelindjen sheqeri i babit te dua shumeee #Era6

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Ndërsa Ariana ka publikuar disa foto të tjera shoqëruar me një urim: “Shpirti i mamit gëzuar 6-vjetorin e lindjes, u bëfsh edhe 100 vjeçe bija ime e bukur! Të do mami, babi, Arti, Buna, Ana”.

Ariana ka postuar edhe një video, në të cilën Era shihet duke kënduar në sfond këngën e Ermalit në bashkëpunim me Ledrin “M’ke harru”. Vogëlushja ka treguar edhe herë të tjera se ka talent në muzikë dhe me siguri në të ardhmen do të arrijë të bëhet një këngëtare po aq e famshme sa babai i saj. Kujtojmë se tashmë Ariana dhe Ermal Fejzullahu po jetojnë momentet më të bukura familjare, pasi para 1 muaji ata u bekuan me lindjen e një vajze tjetër që e pagëzuan me emrin Ana.

Share With:
Translate »
886 Views