Për drekë me çiftin Gjebrea dhe Annën, portalet pyesin nëse Arbana do prezantojë Këngën Magjike. Flet Arditi

Kudo sot në media u përfol se moderatorët Arbana Osmani dhe Ardit Gjebrea do të prezantonin së bashku festivalin “Kënga Magjike”. Shkas për këtë aludim u bë një foto e postuar nga Arbana Osmani ku drekonte me familjen Gjebrea.

Mirëpo Arditi iu ka dhënë fund këtyre zërave për një bashkëpunim të mundshëm midis të dyve me anë të një postimi në InstaStoryn e tij.

Ardit Gjebrea u shpreh se ishte thjesht një drekë për qejf mes miqsh dhe nuk kishte të bënte ne lidhje me punën. Kjo tregon se ato thjesht po ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin dhe se nuk mund të flitet ende për një bashkëpunim.

“Hajde besoju këtyre… shyqyr që nuk thanë që ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman, a mundet që miqtë e mirë të hanë drekë jashtë pune? Apo duhet se s’bën të ketë diçka pas?”, shkruan Arditi.

Share With:
Translate »
560 Views