Për herë të parë larg së bijës, Besi zbulon çfarë po ndodh me Xhensilën

Ditën e sotme këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, njoftoi rikthimin e saj në muzikë. Pas disa muajsh shkëputje, ajo do të mbajë koncertin e parë në Vienë dhe së bashku me të është edhe Besi. Por ky largim i saj nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Këtë herë ajo ka lënë vogëlushen e saj, Ajka, në Shqipëri. Para se të nisej për në Vienë këngëtarja ka publikuar dy foto krahas Besit dhe vihet re që sytë e saj janë të fryrë. Arsyen e kësaj e ka zbuluar Besi ku thotë se ajo ka qarë tre ditë.
“Ata sytë e enjtur që kanë 3 ditë që qajnë se do lesh vajzën vetëm”, ka komentuar aktori në foto.
Xhensila u bë nënë për herë të parë në muajin korrik.

Share With:
Translate »
736 Views