Për herë të parë në “The Voice Kids” një performancë me çifteli!

Konkurrentët që vijnë në “The Voice Kids” kanë jo vetëm pasion e dëshirë muzikën por janë të talentuar edhe në fusha të tjera të artit apo sportit.

Gjithmonë në skenën e këtij spektakli janë ngjitur artistë të vegjël të cilët preferojnë të shfaqin talentin e tyre duke kënduar por edhe duke treguar aftësitë në instrumente muzikore.

Në sezonet e kaluara kemi parë konkurrentë që kanë performuar me instrumente si piano, violinë apo kitarë, por askush nuk ka guxuar të dalë para trajnerëve duke luajtur në çifteli…të paktën deri tani!

Ishte pikërisht Marvini ai i cili edhe pse nuk arriti të kalojë në fazën tjetër, dhuroi një super performancë me çifteli duke luajtur këngën e Yll Limanit, “Prej Se Jena Nda”.

Kjo pjesë muzikore e krijuar prej tij me çifteli rrëmbeu zemrat e publikut që e duartrokiti fort ndërsa trajnerët që e kanë shijuar shumë këtë performancë me siguri janë penduar që nuk e shtypën butonin.

Share With:
Translate »
569 Views