Për shkak të Diana-s, Trump mbetet jashtë listës së të ftuarve në dasmën e Harry-t

“Bufi bëri dasmë të gjithë i ftoi kukumjaçkën e harroi…” është kaq aktuale kjo vjersha e fëmijërisë sonë. Sa herë që ka dasma, do të ketë gjithmonë të paftuar, të mërzitur. Thuhet se Princ Harry nuk ka përgatitur një ftesë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Shkaku është Lady Diana që vazhdon t`i trazojë punët edhe 20 vjet pas vdekjes. Mendohet që ajo dhe Trump janë takuar pas ndarjes nga Charles. Ai e ka mbuluar me lule dhe dhurata. Ndërkohë që në një intervistë, Trump ka thënë: “Do ta kisha çuar në shtrat Dianën, por më parë duhet t`i kërkoja një analizë të HIV AIDS”. Pikërisht kjo fjali ka mërzitur Harryn i cili do t`ia nxjerrë tani gjithë inatin duke e përjashtuar nga lista e dasmorëve.

Share With:
Translate »
771 Views