Për të gjitha nostalgjiket, kapsat e fëmijërisë u rikthyen në modë

Nëse jeni një njeri nostalgjik, me siguri ju kujtohen disa prej veshjeve apo aksesorëve më të përdorur të fëmijërisë. Kapsat e flokëve janë aksesorët më të preferuar për vajzat e vogla dhe na lejoni t`ju themi që kapsat që keni mbajtur kur keni qenë fëmijë do t`i shihni gjithandej, pasi janë rikthyer sërish në modë. Ndodh shpesh që trendet e viteve të kaluara të rikthehen sërish dhe ky është një prej atyre trendeve që e dashurojmë.

Selena Gomez ishte ndër të parat që e përqafoi këtë trend duke mbajtur një kapsë që lexonte “e shëmtuar”, si për të ironizuar komentin e Stefano Gabbana-s, i cili e sulmoi atë virtualisht.

Mund t`i mbani në përditshmëri, por edhe në raste të veçanta, pasi ato vijnë në lloje të ndryshme.

Mund të zgjidhni këto për përditshmëri

Ose këto për në mbrëmje

Është e sigurt që do të tërhiqni vëmendje dhe do të dukeni trendy!

Share With:



54 Views