Përdhunoi dhe la shtatzënë 15-vjeçaren, dënohet me 4.8 vite burg

Gjykata e Korçës ka dënuar me 4.8 vite burg Ligor Bibën, 54-vjeçarin që përdhunoi fqinjën e tij minorene.

Prokuroria kërkoi 8 vite burg për Bibën, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë 7. Por për shkak se ai pranoi fajësinë për ngjarjen, dhe pas analizës së ADN-së, përfitoi ulje të 1/3 së dënimit. Përfundimisht ai do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg.

Por 15-vjeçarja mbeti shtatzënë nga ky përdhunim. Ajo e lindi fëmijën tre muaj më parë dhe e ka lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë. Më herët për Top Channel, tashmë 16 vjeç, ajo thotë se është ndjerë e kërcënuar pasi familjarë të fqinjit i vinin shpesh i kërkonin që ta falte.

 

Share With:
Translate »
1096 Views