Përdhunoi shumë adoleshentë të pafajshëm, ish-kryeministri akuzohet për pedofili

Pas një hetimi disa mujor, një nga kryeministrat më të respektuar të Anglisë është akuzuar publikisht për pedofili.

Policia britanike kishte arsye të mjaftueshme për të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sir Edward Heath mbi akuzat se kishte përdhunuar dhe sulmuar pa mëdyshje djemtë e rinj.

Policia britanike bën të ditur se ish-kryeministri që ka ndërrua jetë në 2005-ën ishte akuzuar shtatë herë për përdhunim nga 7 djem  të ndryshëm nga viti 1956 deri në vitin 1992.

Viktimat që e akuzonin për abuzim seksual ishin kryesisht të moshës 10 vjeçare.

Investigimi i kohëve të fundit synon të zbulojë nëse kishte mjaftueshëm prova për ta shpallur Sir Edward Heath  fajtor.

Provat e tjera të mbledhura si pjesë e hetimit më të gjerë përfshijnë përdhunimin e një djali 11-vjeçar, sulme seksuale ndaj një djali 10-vjeçar dhe një tjetër një djali 15-vjeçar gjatë tre “takimeve seksuale të paguara”.

Shefi i policisë, Mike Veale, tha se kishte “arsye bindëse dhe të dukshme për të hetuar” akuzat.

Share With:
Translate »
690 Views