Përdorën dietë ushqimore pa mish për foshnjen, prindërit i shpëtojnë burgut

Një çift nga Australia që detyroi foshnjën të kishte dietë ushqimore pa përmbajtje mishi nuk do të përfundojnë pas hekurave.

Nëna 33-vjeçare dhe babai 35-vjeçar pranuan se nuk e ka ushqyer siç duhet foshnjen, duke i shkaktuar dëme serioze.

Sipas mediave të huaja, ata kanë 18 muaj kohë që të përmirësojnë dietën e foshnjes. Ndërkohë do të bëjnë 300 orë shërbim në komunitet. Prindërit do të jenë nën mbikëqyrje për mënyrën si kujdesen për vajzën dhe dy djemtë më të mëdhenj.

Dieta ekstreme u konsiderua si kequshqyerje për foshnjen 20-muajshe. Në atë kohë, ajo nuk kishte dhëmbë, nuk qëndronte dot në këmbë, peshonte 5 kg dhe dukej si një fëmijë 3 muajsh.

Prindërit pranuan se e ushqenin vetëm me tërshërë dhe oriz me qumësht.

Share With:
Translate »
490 Views