Përleshje e rëndë mes dy krushqive në bulevardin e Peshkopisë, nuk i lënë të shohin fëmijën e vajzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Peshkopisë. Sipas burimeve të Kids’ Time ngjarja ka nisur për motive të dobëta.

Vjehrra e vajzës nuk ka lejuar familjen e nuses të shohin foshnjen disa ditëshe. Krushkat kanë nisur të debatojnë me njëra-tjetrën në mes të bulevardit dhe debati ka degraduar deri në përleshje fizike. E ëma e nuses ka goditur vjehrrën e vajzës me kavanoz dhe në përleshje janë përfshirë të dy familjet.

Mësohet se edhe dhëndrri është përleshur me prindërit e bashkëshortes dhe i ka goditur me sende rrethanore që gjendeshin në biznesin e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë disa prej familjarëve janë dërguar në spital dhe rrezikojnë jetën.

/Kids’ Time

Share With:



45 Views